Adnan Januzaj kështu e uron Distria Krasniqin për suksesin e madh në “Tokyo 2020”
Futbollisti Adnan Januzaj e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Xhudistja Krasniqi garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe u tregua më e mira duke e rrëmbyer medaljen e artë, shkruan Gazeta Express.
Januzaj në profilin e tij në Instagram shfrytëzoi rastin ta urojë për këtë sukses.
“Urime kampione” – shkroi ai në InstaStory.