Besnik Bislimi: Po punojmë me ritëm të përshpejtuar drejt integrimit evropian
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka numëruar obligimet që janë marr dhe punët e kryera nga Qeveria e Kosovës, në rrugën drejt integrimit evropian.
Bislimi, që është edhe shef i delegacionit të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, përmes postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me ritëm të përshpejtuar në integrimin evropian.
Postimi i plotë i Bislimit:
“Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, po punojmë me ritëm të përshpejtuar edhe në fushën e Integrimit Evropian, dhe atë në harmoni të plotë edhe me proceset tjera.
Më lejoni që më poshtë të listoj disa nga punët e deritanishme që kemi bërë në këtë drejtim:
– Janë konsoliduar strukturat koordinuese vendore në të gjitha nivelet përmes vendimit për Themelimin e Strukturave Koordinuese Ndërinstitucionale për Procesin e Integrimit Evropian, në funksionim të koordinimit ndërmjet institucioneve brenda vendit për zbatimin e reformave për integrim në BE, gjatë periudhës raportuese.
– Janë mbajtur takime të rregullta javore me ekipin e përfaqësuesit të BE në Kosovë, me qëllim të koordinimit të vazhdueshëm të punës.
– Është bërë rishikimi i Prioriteteve të fazës së dytë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II).
– Është votuar Rishikimi i Planit të Veprimit të Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA 2021-2025).
– Miratimi në parim i Planit të Veprimit ERA II në Këshillin Ministror për Integrim Evropian me 21 maj 2021.
– Miratimi i PKZMSA 2021-2025 në Mbledhjen e Qeverisë me 14 korrik 2021.
– Mbajtja e konsultimeve me organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Organeve të Stabilizim Asociimit.