Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike për Majlinda Kelmendin: Vajza e artë e Kosovës
Sot edhe zyrtarisht kanë nisur Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me një vit vonesë për shkak të pandemisë COVID-19.
Faqja zyrtare e Lojërave Olimpike ka kujtuar suksesin e jashtëzakonshëm të xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike të vitit 2016.
“Vajza e artë e Kosovës” – shkroi faqja zyrtare e Lojërave Olimpike.
Majlinda Kelmendi bëri historinë duke fituar medaljen e artë të xhudos në divizionin 52 kg në Lojërat Olimpike Rio 2016.