Distria Krasniqi e nis e para garimin në ‘Tokio 2020’

Distria Krasniqi e nis e para garimin në ‘Tokio 2020’

Sot edhe zyrtarisht janë hapur Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me një vit vonesë për shkak të pandemisë COVID-19.

Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë që do të synojnë medalje dhe shumica vijnë nga sporti i xhudos.

Garat në xhudo nisin në ora 4:00 të mëngjesit me kohën tonë lokale, ndërsa Distria Krasniqi, misionin drejt medaljes e nis rreth orës 5:00.

Kurse, raundet finale nisin nga ora 10:00, me shpresën që aty do të jetë edhe Distria Krasniqi.

Shpërndaje në: