E tmerrshme: Kënga e re e Loredanës dhe Mozzikut është gjëja më patetike që keni parë kohëve të fundit

E tmerrshme: Kënga e re e Loredanës dhe Mozzikut është gjëja më patetike që keni parë kohëve të fundit

Duket se gjëja e vetme që i mban bashkë Loredanën dhe Mozzikun është biznesi…

Jo, seriozisht. Sa shpesh e shohim Mozzikun duke bërë ndonjë gjë ku nuk përfshihet zonja Loredana, ose anasjelltas.

Shumë rrallë, më e pakta që mund të themi.

Një gjë duhet ta vlerësojmë te Loredana… i ka dhënë definitivisht formë tjetër burrit të saj.

Njeriu ishte totalisht jashtë çdo elementi me modën… Sinqerisht, vetëm analizoni ndonjë klip të Mozzikut nga koha kur ai ende nuk kishte filluar lidhjen me Loredanën dhe pastaj krahasojeni me një pasi dyshja kishin filluar lidhjen.

Për t’iu dhënë një ide për çka e kemi fjalën, shikoni më poshtë si vishej ai para se të takohej me gruan që e ka sot.

Ndërkohë, kush ishte Loredana para Mozzikut? Mendoj, nuk është se i di të gjitha, por jam shumë i sigurtë se askush nuk e njihte atë.

Në fakt, pasi kishte filluar të fitonte ca ndjekës në Instagram pas lidhjes me Mozzikun, ajo e filmonte veten në veturë duke bërë lëvizje me ndonjë këngë në sfond… Përveç kësaj, ajo dhe arti nuk kishin shumë të bënin me njëri-tjetrin.

Tek pasi filloi lidhjen me Mozzikun, ajo filloi të zbulonte anën tjetër të saj, e cila – të themi të drejtën – nuk është se ka qenë aq e keqe.

Në fakt, Loredana një kohë sillte projektet më unike në treg.

E ‘shfrytëzoi’ Mozzikun fillimisht për të fituar pak vëmendje, për ta lënë nën hije pastaj burrin e saj, duke prekur majat e top listave gjermane dhe jo vetëm.

Pas kësaj, ajo më nuk kishte më nevojë për Mozzikun dhe pasoi ndarja. Në rregull, mund të mos ketë qenë kaq e thjeshtë, por është një këndvështrim.

Oh, por fillimisht dyshja kishte sjellur në jetë një foshnje, të cilën nuk hezituan ta ekspozonin menjëherë në rrjete, qartazi duke e shfrytëzuar në promovimin e lidhjes së tyre, e cila i bënte të dy më të fuqishëm artistikisht.

Mendoj… analizojeni, vajza ende nuk ishte në gjendje as të dallonte të bardhën me të zezën, kur u bë menjëherë sensacion në rrjetet sociale, falë prindërve të saj të cilët nuk hezituan t’i hapin Instagram e t’i bëjnë ‘paradë’ në rroba të shtrenjta, sikur të ishte një kukull që punon për të mirat materiale të dikujt tjetër.

Një mendim i thjeshtë logjik e nënvizon sa e errët dhe sa e fiksuar është estrada jonë pas ndjekësve, klikimeve e pëlqimeve.

Sidoqoftë, erdhi ndarja. Të dy filluan të publikojnë këngë e projekte kushtuar njëri-tjetrit, qartazi në përpjekje për të qëndruar ende relevantë në audiencë. Zonja Loredana, ndërkohë, filloi lidhjen me një reper tjetër, e Mozzik hidhte në treg këngë si ‘Dhelper Dinake’, e pastaj kur pyetej në intervista për ish-gruan e tij, shitej se i kishte ardhur në maje të hundës kjo temë.

Fute në miks të kësaj lidhjeje edhe skandalin e zhvatjes dhe shantazhit të Loredanës, e kemi një katrahurë të vërtetë.

Sidoqoftë, nuk kaloi shumë kohë dhe Loredana u nda nga reperi tjetër, për t’iu kthyer në krahë Mozzikut, i cili u duk shumë i lumtur për këtë kthesë dramatike të eventeve.

Që nga ajo kohë, të dy i kemi parë vazhdimisht nëpër këngë të përbashkëta dhe duket se nuk po e mendojnë fare aspektin e konsumimit te fansat si çift.

Në pamjet e mëposhtme, dyshja përsëri shihet sikur po bën qejf dhe janë të lumtur, teksa në sekuenca të shkurtëra futet edhe bija e tyre, të cilës – për fat të keq – kurrë nuk iu dha opsioni për të zgjedhur nëse ajo vërtetë dëshiron një ekspozim të tillë. Kurrë nuk e pati opsionin e zgjedhjes nëse do të dëshironte të ishte një figurë publike apo jo.

Lidhje, ndarje e bashkime, ekspozim të fëmijëve e zhvatje… të gjitha i bën estrada jonë në këmbim të famës e vëmendjes.

Thjesht e tmerrshme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: