Olimpiada në Tokio: Kosova lë prapa me numër sportistësh Shqipërinë, Bosnjen dhe Maqedoninë

Olimpiada në Tokio: Kosova lë prapa me numër sportistësh Shqipërinë, Bosnjen dhe Maqedoninë

Sot janë hapur Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku të gjitha shtetet e botës garojnë mes  vete për të marrë sa më shumë medalje. Në këtë kontekst, ku është Kosova në raportet me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kina janë tri shtetet me më së shumti medalje që pritet ta thonë sërish fjalën kryesore.

Por, në Ballkanin Perëndimor për fat të keq superfuqi olimpike mbetet Serbia. E megjithatë, ka një lajm të mirë: Kosova nuk është e fundit.

Serbia është vendi me më së shumti sportistë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ky shtet i ka 86 sportistë pjesëmarrës gjithsej.

Në vendin e dytë është Kroacia që ka 59 sportistë.

Shteti i vogël Mali i Zi i ka 33 sportistë në Lojëra Olimpike.

Sidoqoftë, Kosova renditet e katërta me 11 sportistë duke lënë prapa shtete si Shqipëria [9], Maqedonia e Veriut [8] dhe Bosnje e Hercegovina [7]. /Periskopi   

Shpërndaje në: