Përfundon ndeshja, paraqitje historike e Dritës kundër 15 herë kampionëve të Holandës, Feyenoord

Përfundon ndeshja, paraqitje historike e Dritës kundër  15 herë kampionëve të Holandës, Feyenoord

Sapo është mbyllur takimi i vlefshëm për kualifikimet e Uefa Conference League mes Dritës dhe Feyenordit.

Skuadra e Nuhiut ka befasur kundërshtarin pasi që ka ndalur me barazim skuadrë gjigante Feyenoord, transmeton Periskopi.

Pjesa e parë ishte shumë e balancuar, ku nuk iu dha gati asnjë hapësirë kundërshtarit edhe pjesa e dytë ishte e balancuar ku vlen të ceket një rast para golit që hollandezët nuk e shfrytëzuan dhe në goditje që përfundoi në shtyllë.

Tash Drita e ka ndeshjen e kthimit në Hollandë pas një jave ku do të mësohet skuadra që do të vazhdojë tutje.

Rezultati final i ndeshjes është 0 me 0./Periskopi

Shpërndaje në: