Interneti nuk po mund ta besojë trukun e Anthony Joshuas në stërvitje, para se ta godiste rivalin

Interneti nuk po mund ta besojë trukun e Anthony Joshuas në stërvitje, para se ta godiste rivalin

Anthony Joshua bëri një truk tinëzar në stërvitje, derisa preku kyçin e këmbës para se menjëherë të lansonte një goditje në drejtim të rivalit, para meçit me Oleksandr Usyk.

Kampioni unifikues i peshës së rëndë do të ndeshet me sfiduesin e natyrshëm, Usyk, më 25 shtator në stadiumin e Tottenhamit, transmeton Periskopi.

Dhe pasi u rikthye nga pushimet në Spanjë, AJ tashmë ka filluar përgatitjet në kampin stërvitor.

Në një video së fundmi të postuar në Snapchat, Joshua tregoi një anë interesante të tij, teksa preku kyçin para se të lansonte goditjen.

Fansat në internet kanë qenë në histeri duke e komentuar këtë moment. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: