Përforcohet Kosova U19, qendërmbrojtësi i skuadrës gjermane i bashkohet ‘Dardanëve’

Përforcohet Kosova U19, qendërmbrojtësi i skuadrës gjermane i bashkohet ‘Dardanëve’

Kombëtarja U19 e Kosovës është përforcuar me një futbollist të ri.

Bëhet fjalë për Enis Vilan, i cili luan si qendërmbrojtës për grupmoshat U19 të skuadrës nga Liga e Tretë gjermane, MSV Duisburg.

Në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, thuhet se futbollisti është shumë i lumtur me ftesën që ka marrë, pasi po e realizon ëndrrën e tij dhe të prindërve për të luajtur për Kosovën, shkruan Periskopi.

Futbollisti është pritur në takim nga presidenti i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend, Agim Ademi.

Më poshtë, postimi i plotë i FFK-së:

”Presidenti Agim Ademi sot priti në takim futbollistin Enis Vila me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani.

Qendërmbrojtësi i cili luan për skuadrën gjermane MSV Duisburg U19 u shpreh i lumtur për ftesën që ka marrë dhe shprehu gatishmërinë për t’iu bashkuar Dardanëve.

Me këtë vendim, futbollisti Vila po realizon dëshirën e tij dhe të prindërve të tij për ta përfaqësuar Kombëtaren U19 të Kosovës.

Enis Vila si qendërmbrojtës është mjaft perspektiv dhe për këtë ai po vëzhgohet nga klube të mëdha në Bundesliga.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: