Majlinda Kelmendi flet para Olimpiadës: Jap maksimumin për ta mbrojtur titullin, jam përgatitur mirë
Lojërat Olimpike që zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht në Tokio të Japonisë, ka gjetur sportistët tanë gati.
Kampionia e xhudos, Majlinda Kelmendi, në një intervistë të dhënë para fillimit të Lojërave Olimpike, ka thënë se do ta jap maksimumin për ta mbrojtur titullin, teksa ka theksuar se ngjyra e medaljes nuk ka rëndësi.
“Jam përgatit mirë, po ndihem ashtu siç duhet të ndihem para kësaj gare”
Kujtojmë se, Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por shfaqja e pandemisë, bëri që mbajtja e tyre të shtyhej.