Gruaja e Gylfi Sigurdssonit largohet nga shtëpia, pasi lojtari u arrestua për pedofili
Gruaja e Gylfi Sigurdssonit largohet nga shtëpia, pasi lojtari u arrestua për pedofili
Gruaja e futbollistit të Evertonit, Gylfi Sigurdson – i cili është akuzuar për abuzim seksual me fëmijë – raportohet se është larguar nga shtëpia ku kishin jetuar së bashku deri tash.
Sigurdson u mbajt nga policia të premten e kaluar, para se të lirohej me kusht, transmeton Periskopi.
Gruaja e tij tash është larguar nga shtëpia ku kishin jetuar si çift, mëson ‘MailOnline’.
Futbollisti, ndërkohë, është transferuar në një ‘shtëpi të sigurtë’, pasi u arrestua nga policia e Mançesterit.
Burime të afërta me lojtarin kanë thënë për ‘MailOnline’ se gruaja po ngushëllohet nga familjarët.
Burimi u shpreh: ”Më është thënë nga një burim i besueshëm se ai është në një shtëpi të sigurtë që ia ka siguruar Evertoni dhe po mbështetet 24/7.”
Lojtari tash është pezulluar nga Evertoni, derisa policia po e heton rastin. /Periskopi.com/