Serbia bëhet me VAR por nuk di të merret me të: Gjyqtari e shikoi plot 24 herë rastin e dyshimtë

Serbia bëhet me VAR por nuk di të merret me të: Gjyqtari e shikoi plot 24 herë rastin e dyshimtë

VAR ka filluar implementim të gjerë nëpër Ballkan, derisa vendet e këtij rajoni kërkojnë të qëndrojnë në hap me sistemin.

Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që sezonin e ri do të jenë të pajisura me sistemin VAR, këtë hap e ka ndërmarrë dhe Serbia duke e provuar për herë të parë fundjavën që lamë pas. Kampionati serb nisi, dhe së bashku me të nisën dhe polemikat.

Në sfidën midis Suboticës dhe Radnickit që përfundoi 1-1  gjyqtari u konsultua me VAR-in 24 herë për një rast të dyshimtë, ndërsa ndryshe është gjendja në sfidën tjetër midis Crvena Zvezdës dhe Vojvodinës ku pretendimet e vendasve për një penallti kanë shkaktuar lumë kritikash në Serbi.

Në video shikohet se si gjyqtari i mohon dukshëm një penallti Crvenës duke e penalizuar me dy pikë pasi ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Rastet kanë sjellë reagime të shumta në futbollin serb dhe sytë tanë do të jenë nga kampionati shqiptar i cili këtë vit pritet të bëjë hapin e madh në këtë aspekt.

 

Shpërndaje në: