Mourinho nuk e dëshiron, Roma huazon sërish sulmuesin holandez

Mourinho nuk e dëshiron, Roma huazon sërish sulmuesin holandez

Tjetër huazim për Justin Kluivert.

Sulmuesi holandez ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me Romën.

Sezonin e kaluar u huazua te Leipzig në kampionatin gjerman, teksa ka nisur një tjetër aventurë.

 

22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Hoze Murinjos dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligue 1.

Roma ka arritur akordin me Nice në lidhje me huazimin e sulmuesit të djathtë.

Klubi francez ka prezantuar Klaivert dhe ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij në verën e ardhshme për shumën e 15 milion eurove.

Shpërndaje në: