Eddie Hearn zbulon datën kur do të zhvillohet meçi Joshua-Usyk
Promotori britanik, Eddie Hearn ka konfirmuar datën e meçit ndërmjet Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua.
Anthony Joshua do të duhet ta mbrojë titullin e tij ndaj Oleksandr Usyk, bokseri ukrainas i cili është i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda.
Hearn konfirmoi në profilin e tij në Twitter që meçi i shumëpritur ndërmjet boksierëve do të zhvillohet me 25 shtator në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium”.
Usyk menjëherë kishte reaguar në profilin e tij në Twitter ku kishte shkruar: “Po vij për ty” duke e paralajmëruar Joshuan.
Joshua pritej të ndeshej me Tyson Furyn, por ky i fundit kishte një klauzolë sekrete që e detyronte të bënte një rimeç me Deontay Wilder, duke e pamundësuar “duelin e shekullit” me Joshuan.
This incredible journey continues September 25 at @SpursOfficial #JoshuaUsyk ? pic.twitter.com/zXJv1zwcsv
— Eddie Hearn (@EddieHearn) July 20, 2021