Djibril Cisse është përgjegjës për një prej penalltive më madhështore në histori të futbollit

Djibril Cisse është përgjegjës për një prej penalltive më madhështore në histori të futbollit

Harry Maguire shënoi një prej penalltive më të mira në histori në finalen e Euro 2020 këtë muaj.

Mbrojtësit iu kërkua të gjuante një penallti, kur ndeshja mes Anglisë dhe Italisë ka shkuar në 11-metërsha.

Maguire nuk njihet për saktësinë e tij nga penalltia, por dhuroi një të jashtëzakonshme nën presion të madh, transmeton Periskopi.

Një njeri që ka shënuar penallti të ngjashme më parë është Djibril Cisse.

Francezi, i cili luajti në Premier League për Liverpoolin, Sunderlandin dhe QPR-në gjatë karrierës së tij, shënoi një penallti absolutisht brilante për Panathinaikosin.

Cisse goditi topin me krejt fuqinë që kishte për ta drejtuar në qoshe të epërme të portës.

Penalltia e tij ishte aq e mirë, sa që topi mbeti në rrjetë për disa sekonda. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: