E padëgjuar: Sportistet norvegjeze dënohen pasi nuk veshën bikini në ndeshjen ndaj Spanjës

E padëgjuar: Sportistet norvegjeze dënohen pasi nuk veshën bikini në ndeshjen ndaj Spanjës

Norvegjia është dënuar me 1500 euro për veshjen e shorceve në vend të bikineve në Kampionatin Evropian të Hendbollit të Plazhit

Federata e Hendbollit Evropian tha që kishte vendosur gjobën për shkak të “veshjeve të papërshtatshme”.

Lojtaret norvegjeze vendosën që në vend të bikineve të vendosnin shorce gjatë një ndeshjeje për medalje të bronztë kundër Spanjës në Varna të Bullgarisë, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Federata e Norvegjisë ka pranuar të paguajë gjobën.

Në arsyetimin e Federatës Evropiane thuhet se shorcet “nuk ishin pjesë e uniformës atletike për këtë sport.” /Periskopi

Shpërndaje në: