Lewis Hamilton fiton Grand Prixin e Britanisë, pasi e bëri për spital Verstappenin

Lewis Hamilton fiton Grand Prixin e Britanisë, pasi e bëri për spital Verstappenin

Lewis Hamilton u rikthye fuqishëm pas një dënimi 10-sekondësh pasi u përball me Max Verstappenin e Red Bullit, para se ta parakalonte Charles Leclercun e Ferrarit, kur kishin mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Fitorja e TETË e Hamiltonit në Grand Prixin britanik erdhi falë fitores së tij ndaj ekipit italian, transmeton Periskopi.

Por kjo fitore erdhi me sakrifica, teksa Hamilton goditi nga prapa Verstappenin për ta larguar nga gara.

Në traumë nga përplasja, Verstappen arriti të largohet nga bolidi, por u dërgua menjëherë në spital për kontrolle. /Periskopi.com/

VIDEO

Shpërndaje në: