Gjashtë olimpistë në izolim pasi një udhëtar në avion doli pozitiv me Covid-19

Gjashtë olimpistë në izolim pasi një udhëtar në avion doli pozitiv me Covid-19

Plot gjashtë olimpistë britanikë janë detyruar të izolohen pasi, në fluturimin me të cilin udhëtuan drejt Tokios, doli pozitiv me Covid-19.

“Sportsmail” kupton që grupi nuk përfshin shpresat për medalje Dina Asher-Smith, Katarina Johnson-Thompson, Laura Muir, Jemma Reekie, Adam Gemili, Andy Pozzi, Elliot Giles, Keely Hodgkinson dhe Dan Rowden.

Lajmi vjen si një goditje e madhe përpara ceremonisë së hapjes të së premtes dhe ngre pyetje të mëtejshme mbi vendimin për të organizuar Lojërat Olimpike gjatë një pandemie.

Një zëdhënës i Shoqatës Olimpike Britanike në lidhje me këtë rast tha:

“Ne mund të konfirmojmë që gjashtë atletë dhe dy anëtarë të stafit nga ekipi i atletikës, të cilët pa asnjë faj të tyre janë identifikuar si kontakte të ngushta të një individi, jo nga delegacioni i grupit të altetëve në fluturimin e tyre më 15 korrik 2021.”

“Kjo u identifikua përmes shërbimit të raportimit të Tokyo 2020 dhe grupi që prej asaj kohe ka filluar një periudhë të vetë-izolimit në dhomat e tyre në Kampin e Përgatitjes së BOA, në përputhje me protokollet e Playbook të Tokyo 2020.”.

 

 

Shpërndaje në: