Përfundon aventura e Besart Berishës te Western United

Përfundon aventura e Besart Berishës te Western United

Ish-reprezentuesi i Kosovës, Besart Berisha ka ndarë rrugët me klubin nga Australia, Western United.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne duam të falënderojmë Besart Berishën për punën, dedikimin dhe besnikërinë për klubin. Ka qenë një ndesh ta shikojmë dhe punojmë me Besartin dhe ne i dëshirojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”, shkruhet në postimi e klubit.

Përndryshe, Berisha me shumë gjasë do ta vazhdojë karrierën te ndonjë klub tjetër austrlian. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: