Kur skuadra nga Kenia luante b*le me Evertonin në penallti, kurrë nuk keni parë diçka të tillë

Kur skuadra nga Kenia luante b*le me Evertonin në penallti, kurrë nuk keni parë diçka të tillë

Gjashtë ditë më parë, e pamë sa tensionuese dhe stresuese mund të jetë goditja e 11-metërshave.

Gjatë finales së Euro 2020, pesë lojtarë huqën penalltinë, derisa përballja mes Anglisë dhe Italisë shkoi në 11-metërsha, transmeton Periskopi.

Andrea Belotti, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Jorginho dhe Bukayo Saka dështuan të realizojnë nga penalltia.

Mirëpo, jo të gjitha penalltitë ngërthejnë në vete këtë lloj presioni dhe stresi.

Në një ndeshje parasezonale më 2019, Evertoni udhëtoi drejt Kenias për t’u ndeshur me një skuadër lokale të quajtur Kariobangi Sharks.

Fituesi do ta fitonte SportPesa Cup – sponsori i të dy klubeve.

Ishte një skuadër të rinjësh e Evertonit dhe krejt çka arriti të bëjë ishte të regjistronte një barazim 1-1, me ndeshjen që shkoi në penallti.

Ajo që ndodhi pastaj ishte thjesht qesharake.

Jo vetëm që futbollistët kenianë dhuruan vrapime të jashtëzakonshme në goditje, por ata gjithashtu edhe u tallën me portierin Maarten Stekelnburg me festimin./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: