Zyrtare: Rashani nënshkruan me skuadrën e re dhe bëhet lojtari ynë i tretë në Ligue1 me Berishën dhe Zenelin

Zyrtare: Rashani nënshkruan me skuadrën e re dhe bëhet lojtari ynë i tretë në Ligue1 me Berishën dhe Zenelin

Elbasan Rashnai është lojtari më i ri i Clermont, në League 1 në Francë.

28 vjeçari iu bashkua skuadrës franceze, pas aventurës që pati në Super Ligën turke, ku akitvizohej tek skuadra e BB Erzurumspor.

Lojtari sezonin e fundit bëri 12 paraqitje për skuadrën turke duke shënuar edhe 3 gola.

Ai ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Clermont, ku këta të fundit u inkuadruan këtë sezon në futbollin elitar francez./Periskopi

Më poshtë mund të shihet edhe zyrtarizimi nga klubi i Elbasanit:

Shpërndaje në: