Pas 26 vitesh me Pirellin, Interi bëhet me sponzor të ri në fanella

Pas 26 vitesh me Pirellin, Interi bëhet me sponzor të ri në fanella

Klubi italian Inter nuk do të bashkëpunoj më me sponzorin e njohur Pirelli.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Inter do të ketë sponzor të ri në fanellat e tyre nga sezonin i ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Nerazzurët kishin marrëveshje sponzorizimi me firmën e njohur Pirelli, por duket se pas 26 vitesh palët kanë vendos të mos vazhdojnë bashkëpunimin.

Thuhet se drejtuesit e Interit kanë arritur marrëveshje me kompaninë Socios, që do të jetë sponzori dhe partneri i ri në fanellet e gjigantit italian nga sezoni 2021/22.

Kampioni i Italisë gjatë ditëve të ardhshme do të njoftoj edhe zyrtarisht marrëveshjen me sponzorin e ri.

Shpërndaje në: