Muhamet Ramadani, Kampion i Evropës në hedhje të gjylës

Muhamet Ramadani, Kampion i Evropës në hedhje të gjylës

Muhamet Ramadani është shpallur kampion i Evropës për grup-moshat U20, në evropianin që është duke u zhvilluar në Tali të Estonisë.

Sportisti kosovar ka siguruar medaljen e artë në sportin e hedhjes së gjyles gjashtë kilogramë, ku rezultati më i mirë i tij ishte 19.92 metra në finale.

Kundërshtarët e tij kishin rezultat më pak se Ramadani deri më shumë se gjysmë metri.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka uruar Ramadanin për suksesin e tij të madh, dhe të gjithë komunitetin e atletikës.

Shpërndaje në: