David James zbulon si pinte 20 cigare në ditë dhe pinte alkool deri në mëngjes në fillim të karrierës

David James zbulon si pinte 20 cigare në ditë dhe pinte alkool deri në mëngjes në fillim të karrierës

David James ka zbuluar se pinte 20 cigare në ditë, kur i ishte bashkuar skuadrës së Anglisë për herë të parë.

Portieri, i cili do të bënte 53 paraqitje për Kombëtaren, është hapur rreth eventeve në kampin e ‘Tre Luanëve’ në vitet e 90-ta, transmeton Periskopi.

David James won 53 caps for England

Duke folur me ish-trajnerin, Harry Redknapp, 74-vjeçar, në një podkast, ai tha: ”Peter Taylor ishte i pari që më nxori në nxemje.

”Ishte e çuditshme: ‘do të shkojmë për një nxemje,’ ai ma testoi shpejtësinë.

”Mendova – ‘prit një minutë. Jam i thyer.’ Fakti se pija 20 cigare në ditë, nuk ndihmoi.”

Ai pastaj vazhdoi: ”Gjërat ndryshojnë. Ne takoheshim me skuadrën e Anglisë në vitet e 90-ta dhe gjëja e parë që do të bënit është të takohemi me tërë stafin në një bar.

”Ishte sikur… bravo për këtë fundjavë djelmosha. Do të stërvitemi dikur nesër.

”Dhe do të qëndronim në bar deri në 2 apo 3 të mëngjesit. Dhe kjo ishte standard.

”Nuk mund ta imagjinoni tani. Nuk mund ta imagjinoj Gareth Southgaten duke thënë ejani djelmosha takohemi në bar.” /Periskopi.com/

Jamo won the FA Cup under Redknapp in 2008

 

Shpërndaje në: