Xhudistët kosovarë testohen në Tokio, asnjë rast pozitiv

Ekipi olimpik i xhudos kosovare ka arritur sot në aeroportin Heneda të Tokios. Ekipi u mirëprit nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.
Ekipi iu nënshtrua testit për Covid, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes në Qendrën Laboratorike Olive në Prishtinë.
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos.
Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik.