Leo Messi i dërgon video-mesazh fansit 100-vjeçar, i cili shkruan të gjithë golat e tij me dorë

Leo Messi i dërgon video-mesazh fansit 100-vjeçar, i cili shkruan të gjithë golat e tij me dorë

Jetojmë në një botë ku statistikat e futbollistëve botëror janë vetëm një klikim larg që të zbulohen.

Brenda pak sekondave, kushdo me akses në një llaptop, tablet apo telefon mund ta gjejë numrin e golave që Lionel Messi ka shënuar përgjatë karrierës së tij të bujshme.

Por një fans i superyllit argjentinas nuk dëshiron të varet nga interneti kur bëhet fjalë për gjashtë herë ‘Topin e Artë’, transmeton Periskopi.

Don Herman, një fans 100-vjeçar nga Argjentina, i cili është shndërruar në sensacion të Tik-Tokut, falë nipit të tij, Julian, ka shkruar me dorë secilin gol të Messit prej kur 34-vjeçari filloi rrugëtimin e tij në futboll.

Nëse ai nuk arrin ta shikojë një ndeshje të lojtarit të tij të preferuar, Hernan thjesht telefonon Julianin për ta zbuluar nëse Messi ka shënuar, në mënyrë që t’ia shtojë golin në librin e tij.

Është një storie brilante dhe, pas triumfit të Argjentinës në Copa America, Messi bëri një video-mesazh për fansin e tij numër 1.

”Përshëndetje Hernan, storia juaj ka arritur tek unë,” tha Messi.

”Më duket çmenduri që ti ke regjistruar të gjithë golat e mi në atë mënyrë, dhe për këtë desha t’iu dërgoj një përqafim të madh dhe faleminderit për atë që bën.”

Hernanit iu tregua mesazhi i Messit nga nipi i tij dhe gjërat u bën paksa emocionale. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: