PSG më shumë shpenzon se që mendon: Ka plot nëntë portierë në ekipin e parë, pas transferimit të Donnarummas

PSG më shumë shpenzon se që mendon: Ka plot nëntë portierë në ekipin e parë, pas transferimit të Donnarummas

Paris Saint-Germain transferoi Gianluigi Donnarumman dhe kjo nënkupton se gjiganti francez tash ka plot NËNTË portierë në ekipin e parë.

I freskët pas triumfit në Euro 2020 me Italinë, ku u zgjodh edhe ‘Lojtari i Kompeticionit’ nga UEFA, Donnarumma ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me klubin nga Parisi, transmeton Periskopi.

22-vjeçari do të konkurrojë me Keylor Navasin për numrin 1 në ‘Parc des Princes’, teksa Mauricio Pochettino ka një listë të gjatë të portierëve për të zgjedhur.

Në fakt, ai është vetëm dy portierë larg që të ketë një formacion me 11 portierë.

Sezonin e kaluar, Navas ishte zgjedhja e parë mes shtyllave, teksa Sergio Rico – ish-portieri i Fulhamit dhe Sevillas – pati rolin e zëvendësuesit.

Por PSG gjithashtu ka dy portierë 21-vjeçarë, Marcin Bulka dhe Garissone Innocent, poashtu edhe portierët 18-vjeçarë Lucas Lavelle dhe Denis Franchi.

Pastaj është edhe 30-vjeçari Alexandre Letellier, i cili së fundmi nënshkroi kontratë të re, pavarësisht se ende nuk ka bërë asnjë paraqitje me skuadrën e parë.

Megjithatë, së shpejti PSG pritet të ketë një portier më pak, pasi Alphonso Areola thuhet se po i afrohet një transferimi te West Hami. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: