Ja çfarë e shkakton kancerin e lëkurës?
Kanceri i lëkurës është një lloj i zakonshëm i kancerit, por në shumicën e rasteve është i parandalueshëm. Të kuptosh se çfarë e shkakton, mund të ndihmojë si një masë e rëndësishme parandaluese.
Çfarë është kanceri i lëkurës?
Kur ADN-ja dëmtohet, mund të shkaktojë anomali në qeliza. Si rezultat, këto qeliza nuk vdesin siç duhet. Në vend të kësaj, ato vazhdojnë të rriten dhe të ndahen, duke krijuar gjithnjë e më shumë qeliza anormale.
Këto qeliza me mutacion janë në gjendje të shmangin sistemin imunitar dhe përfundimisht të përhapen në të gjithë trupin. Kur ky dëmtim i ADN-së fillon te qelizat e lëkurës, shfaqet kanceri i lëkurës.
Llojet e kancerit të lëkurës përfshijnë:
– karcinoma e qelizave bazale
– karcinoma e qelizave skuamoze
– melanoma
Shumica e kancerit të lëkurës ndodh te qelizat bazale dhe skuamoze dhe janë lloje të shërueshme dhe të trajtueshme nëse diagnostikohen herët. melanoma është më serioze.
Çfarë e shkakton kancerin e lëkurës?
1. Ekspozimi në diell: Shkaku numër 1 i kancerit të lëkurës është rrezatimi ultraviolet (UV) që vjen nga dielli. Duhet të mbani mend që:
– 80% e ekspozimit në diell ndodh para se të mbushni 18 vjeç.
– Ekspozimi në dimër është po aq i rrezikshëm sa ekspozimi në verë.
– Djegiet e mëdha nga dielli para moshës 18-vjeçare mund të shkaktojnë melanoma më vonë.
Ju mund të ulni ekspozimin në diell duke:
– Përdorur krem dielli ose krem mbrojtës me SPF 30, minimumi.
– Veshur rroba mbuluese kur jeni në diell.
– Qëndruar në hije, veçanërisht midis orës 10 të mëngjesit deri në 15:00.
– Mbajtur kapele kur jeni jashtë.
2. Pajisjet nxirëse: Rrezet UV mund të dëmtojnë lëkurën, pa marrë parasysh se nga vijnë. Pajisjet nxirëse nuk janë më të sigurta se qëndrimi në diell dhe nuk e përgatisin lëkurën për rreziqet.
3. Ndryshimet gjenetike: Mutacionet gjenetike mund të trashëgohen ose të fitohen gjatë jetës.
4. Shkaqe më pak të zakonshme:
– ekspozimi i përsëritur ndaj rrezeve X ose skanimeve CT
– shenja për shkak të djegies ose sëmundjes
– ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara, të tilla si arseniku
Çfarë nuk shkakton kancer në lëkurë:
1. Tatuazhet: Nuk ka asnjë provë që tatuazhet shkaktojnë kancer të lëkurës. Sidoqoftë, është e vërtetë që tatuazhet mund ta bëjnë më të vështirë dallimin e hershëm të kancerit të lëkurës. Është më mirë të shmangni tatuazhin mbi një nishan ose një vend tjetër që mund të jetë shqetësues.
2. Kremi kundër diellit
3. Produkte kozmetike dhe ato të kujdesit të lëkurës: Nëse keni shqetësime në lidhje me një produkt që po përdorni, kontrolloni përbërësit dhe këshillohuni me një dermatolog.
Kush rrezikohet më shumë nga kanceri i lëkurës?
– ata kanë lëkurë çelët ose me quka
– ata që kanë patur djegie të rëndë
– ata që janë ekzpozuar shumë gjatë në diell
– njerëzit me nishane, sidomos ato anormale
– ata që kanë histori familjare me kancerin e lëkurës
– njerëzit me sistem imunitar të dobët
– ata që janë ekspozuar ndaj arsenikut dhe kimikateve të tjera