Italia të ndeshet me Argjentinën në përballjen epike Euro 2020 kundër Copa Americas

Italia të ndeshet me Argjentinën në përballjen epike Euro 2020 kundër Copa Americas

Një përballje drithëruese mes fituesit të Euro 2020, Italisë dhe fituesit të Copa Americas, Argjentinës, po planifikohet për ta nderuar Diego Maradonan.

Bota e futbollit u shokua nëntorin e kaluar, kur ish-lojtari legjendar, vdiq në moshën 60-vjeçare, transmeton Periskopi.

Vdekja e tij u pranua me trishtim nga argjentinasit dhe napolitanët, ku luajti në kohën e tij më të mirë.

Tash të dy vendet, Argjentina dhe Italia, po planifikojnë një meag ndeshje si tribut për ikonën e futbollit.

Kjo gjithnjë sipas gazetarit sportiv, Tariq Panja, i cili potencon se bisedimet tashmë kanë filluar mes du vendeve që sapo janë shpallur kampione nëpër kompeticionet respektive. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: