Publikohet telefonata audio ku Perez e quan Cristiano Ronaldon ‘idiot dhe i sëmurë’

Publikohet telefonata audio ku Perez e quan Cristiano Ronaldon ‘idiot dhe i sëmurë’

Florentino Perez e ka gjetur veten pre të një tjetër skandali, pas atij ku iu publika biseda telefonike në të cilën fyen legjendat absolute të klubit, Iker Casillas dhe Raul.

El Confidencial ka publikuar sot një tjetër audio, këtë herë e regjistruar në vitin 2012 kur Florentino Perez flet për Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon, të dy pjesë e Real Madridit atë kohë, sezoni i fundit për trajnerin portugez, pasi në maj të vitit 2013 u largua, derisa audio daton në tetor të vitit 2012.

Fjalët e zbardhura janë tërësisht të papranueshme dhe kanë shkaktuar “tërmet” në shtëpinë e Madridit.

Audio për Ronaldon:

Ronaldo është i çmendur. Ky djalë është idiot. Është i sëmurë. Ju mendoni se ky lojtar është normal, por ai nuk është. Sikur të ishte, nuk do t’i bënte gjithë këto gjëra që po i bën. Gjëja e fundit budallallëqe që e bëri ai, të cilën e pa e gjithë bota… pse mendoni se ai do të bënte diçka kaq budallallëqe?”

Audio për Mourinhon, përfshinë edhe Ronaldon…

Jorge Mendes (menaxheri i tyre) nuk mund ta kontrollojë Ronaldon dhe as Mourinhon. Asnjërin. Madje edhe në intervista, ata nuk e dëgjojnë atë. këta dy persona kanë ego të tmerrshme. Ata janë anormal sepse po flasim për shumë para për të drejtat e imazhit. Me atë fytyrë që kanë ata, me shikim tërbues, fakti që askush nuk i pëlqen… nëse publiciteti do të ishte ndryshe, çdo gjë ndryshon”.

Ronaldo nuk ka dashur të largohet nga Reali, por tani del në shesh e vërteta dhe insistimi i tij që të mos vazhdojë më asnjë sekondë në Madrid.

 

 

Shpërndaje në: