Zyrtare: Gigi Donnarumma kompleton transferimin te PSG

Zyrtare: Gigi Donnarumma kompleton transferimin te PSG

Siç edhe pritej, Gianluigi Donnarumma zyrtarisht ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Paris Saint-Germainin, pasi u largua nga Milani si agjent i lirë.

”Ndihem i gatshëm për sfidën e re,” tha ai, transmeton Periksopi.

Portieri 22-vjeçar firmosi kontratën sot në zyrën e klubit, pasi tashmë kishte kompletuar testimet mjekësore.

Ai pritet të fitojë 12 milionë euro në sezon te parisienët. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: