Zyrtare: Ulpiana transferon futbollistin nga Brazili

Zyrtare: Ulpiana transferon futbollistin nga Brazili

Ish-futbollisti i Teutës së Durrësit, Iran da Coinceiçao është larguar nga kampioni i Shqipërisë në futboll.

Futbollisti brazilian do ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin e Kosovës.

Mesfushori në fjalë i është bashkuar klubit nga Lipjani, Ulpiana.

25-vjeçari kishte oferta edhe nga klube tjera të Superligës dhe Superiores, por ai zgjodhi Ulpianën.

Ai sot është prezantuar nga drejtori sportiv i bardhekaltërve, Enver Duriqi duke firmosur kontratën me ‘qytetarët’ e cila atë e mban në “Sami Kelmendi” për një vit me mundësi vazhdimi.

Iran da Coinceçao në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubeve me të madha braziliane si Sau Paulo për katër vite, America MG gjithashtu për katër vite, kurse në Juventus ka qëndruar për dy vite.

Shpërndaje në: