Lojtari shqiptar nënshkruan për skuadrën e La Ligas

Lojtari shqiptar nënshkruan për skuadrën e La Ligas

Klubi i La Ligas, Rayo Vallecano ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Ivan Balliu.

29-vjeçari shqiptar do ta vazhdojë karrierën në La Liga, pasi është klubi i Rayo Vallecanos që ka njoftuar për transferimin e tij.

“Ivan Balliu është zyrtarisht një lojtar i Rayo Vallecano për dy sezonet e ardhshme”.

“Lojtar arrin si transferim i lirë”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll.

Balliu në të kaluarën ka luajtur FC Arouca, Metz, Almeria, ndërsa ishte pjesë edhe e Barcelona B.

Shpërndaje në: