36 Ushqime afrodiziake që rrisin epshin tuaj seksual
Nëse një pjesë e përgatitjes tuaj seksuale përfshin të paturit e një meze të lehtë para se të shfrenoni dëshirat tuaja seksuale, ka një shans të mirë të dini një ose dy gjëra për ushqimet afrodiziake. Sipas ekspertit të shëndetit seksual Shanae Adams, një afrodiziak është një substancë që mendohet të “inkurajojë dhe rritë epshin, energjinë dhe dëshirën për të bërë seks.”
Kjo e fundit bazohet në dy përbërës thelbësorë: fiziologjik, që lidhet me faktorët metabolikë të organizmit, dhe psikikë, që lidhen me stimujt e karakterit emotiv. Ushqimet afrodiziake veprojnë në aspektin mendor, duke favorizuar qarkullimin e gjakut në tru dhe fantazitë që mund të përmirësojnë raportet në çift, përkthen Periskopi.
Tingëllon pothuajse shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por sipas ekspertëve, është diçka e arritshme.
Nga zarzavatet me gjethe, te frutat me përmbajtje të lartë uji, do të habiteni se sa ushqime natyrale janë duke pritur ta rrisin deshirën tuaj seksuale.
Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjithë do t’i përgjigjen ushqimeve afrodiziake në të njëjtën mënyrë. Marta Montenegro, një specialiste e stilit të jetesës, shpjegon se disa njerëz mund të kërkojnë proteina dhe yndyrna për të rritur gatishmërinë, ndërsa të tjerët drejtohen tek karbohidratet për të qetësuar nervat dhe për t’u çlodhur.
Ja një listë me disa prej ushqimeve që e kanë më të fortë këtë efekt:
1.Rukola
2.Borzilok
3.Kanellë
4.Vaj ulliri
5.Tartufi
6.Xhenxhefil
7.Patate të ëmbla
8.Maka
9.Kungull
10.Shampanjë
11.Selino
12.Hudhra
13.Arra pishe
14Xhensen
15.Mollë
16.Shafran
17.Spec pikant
18.Fiku
19.Asparagus
20.Avokado
21.Banane
22.Çokollatë
23.Guaca deti
24.Shegë
25.Verë e kuqe
26.Salmon
27.Bajame
28.Vanilje
29.Shalqi
30.Mjalte
31.Kafe
32.Luleshtrydhe
33.Qershi
34.Shllak embelsire
35.Kokoshka
36.Produktet e qumështit/Periskopi