Jorgino deklarohet për Topin e Artë: “Askush nuk ka fituar më shumë trofe se unë”

Jorgino deklarohet për Topin e Artë: “Askush nuk ka fituar më shumë trofe se unë”

Emri i Jorginhos është përmendur si mundësi të hy në garën për Topin e Artë të këtij viti, me vetë lojtarin që pranon se do të jetë e vështirë të gjesh dikë që ka grumbulluar aq shumë trofe sa ai për këtë vit.

Lionel Messi duket të jetë favoriti i hershëm me shpresën për të fituar Topin e tij të shtatën të artë, por me një Ligë të Kampionëve dhe Kampionat Evropian nën emrin e tij, shumë janë duke shpresuar te  Jorginhon.

“Ne të gjithë kemi ëndrra,” tha Jorginho kur u pyet për shanset e tij. “Por unë do të jem i sinqertë, kjo varet nga kriteret”.

“Nëse po flasim për talentin, atëherë unë e di që nuk jam më i miri në botë. Por nëse merren për bazë titujt, askush nuk ka fituar më shumë se unë këtë sezon”.

“Si mund ta krahasoja veten me Messi, Neymar ose Cristiano Ronaldo? Ata kanë karakteristika krejtësisht të ndryshme nga unë. Por, e përsëris, kjo varet nga kriteret”.

Jorginho, pasi kishte lindur në Brazil, duhej të merrte një vendim në vitin 2017 kur të dy Italia dhe Brazili po e kërkonin atë për skuadrën e tyre kombëtare, por ai thotë se vendimi ishte i lehtë, raporton Marca

Shpërndaje në: