UEFA hap procedurë diciplinore kundër Anglisë pas ndodhive në finale kundër Italisë

UEFA hap procedurë diciplinore kundër Anglisë pas ndodhive në finale kundër Italisë

UEFA ka hapur procedurën diciplinore kundër Federatës Angleze të Futbollit.

Kjo ka ndodhur pas skenave kaotike në finalen e Euro 2020, mes Anglisë dhe Italisë në ‘Wembley’, transmeton Periskopi.

Pamjet e gërrditshme konfirmuan se qindra fansa anglezë pa bileta u futën me dhunë në stadium, duke thyer vijën e sigurisë.

UEFA tash ka emëruar një inspektor të etikës dhe diciplinës për të filluar hetimet rreth eventeve tmerruese që ndodhën ditën e finales.

Kaosi rreth ndeshjes u përcoll edhe nga abuzimet raciste drejtuar disa futbollistëve anglezë nëpër rrjetet sociale, menjëherë pas humbjes në penallti. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: