Ky gjyqtar do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Ferencvaros
Prishtina do të takohet me Ferencvarosin në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
“Bardhekaltërit” e kishin humbur takimin e parë 3-0 ndaj skuadrës hungareze, duke pësuar golat nga fundi i takimit edhe pse kishin paraqitje të mirë.
UEFA ka deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjen kthyese të raundit të parë në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Prishtinës dhe Ferencvarosit.
Në këtë përballje ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit nga Luksemburgu, Laurent Kopriwa, i ndihmuar nga asistentët e tij Daniel Da Costa dhe Claude Ries.
Ndërsa gjyqtari i katërt në këtë ndeshje është Ricardo Morais.
Përparësia e skuadrës nga elita e futbollit tonë është se luan në stadiumin “Fadil Vokrri” për dallim nga e para që luajti në Hungari.
Trajneri Zekirija Ramadani do të vendos në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, duke tentuar që të përmbysë rezultatin.
Asgjë nuk është e pamundur për Prishtinën, duke ditur se kanë mjaft cilësi në skuadër dhe në futboll kemi parë që të përmbysen rezultate edhe më të mëdha.