Shikoni si pritet Donald Trump në UFC 264 nga fansat

Shikoni si pritet Donald Trump në UFC 264 nga fansat

Në eventin UFC-264, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Las Vegas, i pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump.

Ai ka qenë një nga njerëzit e parë që ka mbështetur këtë sport dhe është mik i ngushtë i Dana White, presidentit të UFC-së.

Ka qenë pikërisht White ai që ka pritur Trump dhe më pas e ka shoqëruar në stadium, ku është pritur me brohoritje nga fansat. Duket se ish-presidenti amerikan gëzon ende mbështetje. Më pas, ai ka ndjekur duelin McGregor-Poirier bashkë me Dana White.

 

Shpërndaje në: