LeBron James sportisti që ofendohet më së shumti në Twitter, Ronaldo në vendin e tetë

LeBron James sportisti që ofendohet më së shumti në Twitter, Ronaldo në vendin e tetë

Për shkak të shprehjes publike të qëndrimeve politike të tij, LeBron James e ka gjetur veten pre të ofendimeve të vazhdueshme.

James është padyshim një prej sportistëve më të popullarizuar në botë, por edhe më i ofenduari, transmeton Periskopi.

Basketbollisti shpreh zëshëm qëndrimet e tij në Twitter, ku ka 49.8 milionë përcjellës.

Të dhanat janë publikuar nga Pickëise dhe kanë treguar që James ka marrë 122568 mesazhe në Twitter nga qershori 2020 deri në qershorin 2021 të cilat përmbajnë gjuhë abuzive dhe fyese. Kjo i bie që janë rreth 336 mesazhe abuzive në ditë.

Në vendin e dytë është Marcus Rashford i cili ka marrë 32 328 mesazhe të tilla në të njëjtën periudhë. Cristiano Ronaldo ka marrë 11 757 mesazhe fyese dhe abuzive, 110811 më pak se LeBron James. Tom Brady është i treti në listë ku ka marrë 28151 të tilla.

Shpërndaje në: