Roja e ‘Wembleyt’ i kishte xhepat plot me para pasi mori ryshfet për t’i lënë fansat brenda

Roja e ‘Wembleyt’ i kishte xhepat plot me para pasi mori ryshfet për t’i lënë fansat brenda

Skenat e shëmtuara para finales së Anglisë në Euro 2020 kundër Italisë, po bëhen edhe më të shëmtuara pasi raportet e fundit kanë zbuluar detaje të reja.

Besohet se qindra – nëse jo mijëra – fansa pa bileta u futën brenda ‘Wembleyt’, të dielën.

Më herët sot, ‘Mirror’ publikoi detaje shokuese të rojeve që u kërcënuan me thika, një grua që u sulmua seksualisht dhe një fëmijë që u traumatizua.

Duhet të ketë qenë një eksperiencë e tmerrshme për fansat normalë dhe rojat e përfshira.

Mirëpo, jo të gjithë rojet ishin të pafajshëm sa mund të duken.

Sipas një raporti nga ‘The Times’, ”burime qeveritare thanë se ishin në dijeni që fansat po jepnin para që të futen brenda.”

Dhe duket se këto akuza serioze janë të vërteta, pasi një fans që nuk është zbuluar me emër, ka thënë për ‘The Times’: ”Ishte shokuese. Kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ishin shumë para të përfshira. Xhepat e tij (rojës) ishin plot me para.”

Fansi në fjalë shtoi se ai vazhdimisht u ka thënë rojeve se ka fansa që po futen ilegalisht në stadium, por një fans nxori thikën kur iu kërkua të tregonte biletën. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: