Vedat Muriqi për Sarrin: Nuk kam arsye të flas privatisht me të

Vedat Muriqi për Sarrin: Nuk kam arsye të flas privatisht me të

Vedat Muriqi ka folur në një intervistë së fundmi rreth fushatës së kaluar që u përcoll nga lëndimet si dhe trajnerin Maurizio Sarri.

Në një deklaratë për ‘Corriere dello Sport’, Muriqi ka zbuluar vështirësitë e tij fushatën e kaluar, transmeton Periskopi.

“Unë jam mirë. Për mua është shumë e rëndësishme të punoj këtu në Auronzo. Këtë vit jam me fat. Vitin e kaluar nuk isha këtu. Pastaj unë kishte virusin dhe dëmtime. Është mirë të punojmë këtu menjëherë me Sarrin për të mësuar dinamikën. Ne folëm me trajnerin të gjithë së bashku, jo privatisht “.

Muriqi nuk kurseu as fjalët e mira për trajnerin Sarri, duke thënë se është trajner shumë i sinqertë: “Sarri është një trajner i sinqertë, nuk ka asnjë arsye për të folur privatisht, ai flet me të gjithë në fushë”. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: