Klipi i prezantimit të fanellës së re të Interit, mund të jetë gjëja më e mirë që do shihni sot

Klipi i prezantimit të fanellës së re të Interit, mund të jetë gjëja më e mirë që do shihni sot

Interi ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2021/22.

‘Nerazzurrët’ fituan Scudetton për herë të parë fushatën e kaluar, pas më shumë se dhjetë viteve, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, klipi i publikuar në rrjetet sociale nga ekipi i marketingut të klubit ku prezantohen fanellat e reja, është absolutisht brilant.

“Gjarpri po ndryshon lëkurën e tij në mënyrë që të jemi gati për sfida të reja në horizont. Ne jemi të entuziazmuar që zbulojmë fanellën tonë për 2021/22, e para e këtij lloji me kreshtën tonë të re!”, thuhet në njoftimin e klubit italian. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: