Zyrtare: Besar Halimi prezantohet te klubi letonez

Zyrtare: Besar Halimi prezantohet te klubi letonez

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bear Halimi i ka dhënë fund aventurës në Gjermani pas dy viteve te Sandhauseni.

Mesfushori nga Kosova përkundër që ishte pjesë e klubit gjerman, hapësirat për të ishin të teper limituara.

Halimi është larguar nga Sandhausen si futbollist i lirë, pasi kontrata me klubin gjerman i kishte skaduar këtë verë.

E reprezentuesi kosovar ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në futbollin letonez, ku ka nënshkruar me kampionin në fuqi, FC Riga.

”Kampioni letonez Riga ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë me mesfushorin 26-vjeçar të kombëtares së Kosovës Besar Halimi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjilanasi ka nënshkruar kontratë me klubin letonez për dy vite.

Halimi më parë ka luajtur edhe për Stuttgart Kickers, FSV Frankfurt, Mainz e Brondby.

Shpërndaje në: