Tmerruese: Pamjet e reja tregojnë McGregorin duke kërcënuar Poirierin se do ta vrasë atë bashkë me grua

Tmerruese: Pamjet e reja tregojnë McGregorin duke kërcënuar Poirierin se do ta vrasë atë bashkë me grua

Pamjet e reja, të papara më herët, janë publikuar ku shihet Conor McGregor duke e kërcënuar Dustin Poirierin dhe gruan e tij, Jolie, pas meçit teksa po merrte trajtimin për lëndimin horror.

Poirier u shpall fituesi i meçit triologjik, pasi irlandezi e zuri keq këmbën e tij dhe e theu, duke e dërguar bilancin personal 28-6-0.

Mirëpo, gjërat nuk përfunduan aty. Derisa shumica e luftëtarëve do ta përshëndetnin njëri-tjetrin, McGregor vazhdoi të abuzonte amerikanin.

Në pamje, shohim McGregorin duke bërë shenjë revolen në kokë, teksa thotë: ”Në gjumë, do ta marrësh, në gjumë do të vdesësh, ti dhe gruaja jote, nuk ka përfunduar.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: