Jake Paul tregon qaforen që kushton 100 mijë dollarë, me McGregorin pa ndjenja në të

Jake Paul tregon qaforen që kushton 100 mijë dollarë, me McGregorin pa ndjenja në të

Jake Paul ka vazhduar sulmet verbale drejt Conor McGregorit përgjatë fundjavës, madje duke e dërguar në një nivel tjetër madje me një qafore 100 mijë dollarëshe, që ia rikujton irlandezit humbjen nga Dustin Poirier në janar.

Në një video të shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Paul tregoi qaforen, transmeton Periskopi.

”Shikoni zinxhirin tim të ri me McGregorin e fjetur,” tha ai. ”McGregor bën mirë të fitosh sonte përndryshe nuk do të mund të luftojmë. Nëse humb, karriera jote ka përfunduar dhe ajo oferta 50 milionë dollarëshe që të dhashë, nuk do të jetë më në tavolinë.”

Dhe pikërisht kjo ndodhi, me irlandezin që e pësoi keq nga Poirier, teksa përfundoi me një këmbë të thyer. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: