Mahnitëse: Fustani i Bella Hadid në Kanë është kaq i pazakontë

Mahnitëse: Fustani i Bella Hadid në Kanë është kaq i pazakontë

Bella Hadid i bëri njerëzit të kthenin kokat kur mbërriti në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë – me një veshje që është padyshim një nga më mahnitëset në 74-vjetorin e festivalit.

Mahnitëse: Fustani i Bella Hadid në Kanë është kaq i

Modelja u paraqit e veshur me një fustan avangardë nga koleksioni Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2021/22 nga Schiaparelli, dizenjuar nga Daniel Roseberry.

Mahnitëse: Fustani i Bella Hadid në Kanë është kaq i

Vëmendjen padyshim e rrëmbeu dekolteja, e cila përmban një varëse ari, të cilën Schiaparelli e ka përshkruar si “Mushkëritë e arta trompe l’œil me rhinestones”.

Mahnitëse: Fustani i Bella Hadid në Kanë është kaq i

“Trompe l’œil” përshkruan iluzionin artistik që percepton një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional. Rhinestones janë gurë me shkëlqim që imitojnë diamantët dhe bëhen kryesisht prej qelqi ose kuarci të çmuar.

Mahnitëse: Fustani i Bella Hadid në Kanë është kaq i

Bella kompletoi pamjen me flokë të mbledhur topuz dhe vathë e unazë me gurë rubini.

Shpërndaje në: