Abuzim tmerrues ndaj lojtarëve të Anglisë pas humbjes së finales: Reagon ashpër edhe kryeministri

Anglia e humbi finalen e EURO2020 ndaj Italisë pas ekzekutimit të penaltive. Dhe, ajo që ka ndodhur prej mbrëmë është absolutisht tmerruese.
Lojtarët e kombëtares së Anglisë janë abuzuar në formë raciste nga një numër i madh tifozësh të zhgënjyer me humbjen e kësaj ndeshjeje.
Anglia vazhdon të mbetet pa një trofe madhor tash e 55 vite. Më 1966 ata ia dolën të fitonin Kupën e Botës, ndërsa mbrëmja finale e djeshme përbën suksesin më të madh prej atij viti.
Sidoqoftë, abuzimi ndaj lojtarëve të këtij ekipi ka qenë absolutisht tmerrues.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka shkruar në Twitter:
“Ekipi i Anglisë meriton të lavdërohet si hero, e jo të abuzohet në mediat sociale. Ata që po bëjnë këtë abuzim tmerrues duhet të kenë turp.”
Sekretarja Priti Patel ka deklaruar: “Jam e gërditur që lojtarët e Anglisë që kanë dhënë aq shumë për vendin tonë këtë verë kanë qenë subjekt i racizmit të shfrenuar në mediat sociale. Ai nuk ka vend në shtëpinë tonë dhe unë mbështes politikën për t’i mbajtur përgjegjës këta njerëz.”
Federata Angleze e Futbollit këtë mëngjes në një deklaratë po ashtu ka dënuar abuzimin diskriminues ndaj lojtarëve të Anglisë.