A duhet të shpëlaheni me ujë të thjeshtë pasi dilni nga deti
Pasi dalin nga deti, disa njerëz vrapojnë për t’u shpërlarë me ujë të thjeshtë, ndërsa disa të tjerë rehatohen në çadër. Si duhet të veproni?
Përgjigjja nuk është e thjeshtë. Varet. Kripa që ngel në trupin tuaj pasi uji avullon nuk është e dëmshme. Madje disa njerëz me sëmundje të ndryshme të lëkurës mund ta preferojnë ndjesinë që kripa shkakton në lëkurë. Ndërkohë që për disa të tjerë, mund të jetë e bezdisshme.
Duhet një përqendrim i lartë që kripa e mbetur në lëkurë të shkaktojë irritim. Në të shumtën e rasteve, shkakton një ndjesi thatësie. Nëse keni lëkurë të thatë, duhet të shpëlaheni menjëherë. Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, sidomos ndaj gërvishtjeve ose fërkimeve, gjithashtu rekomandohet që të largoni kripën e detit.
Në të kundërt, nëse lëkura e toleron sasinë e kripës, mund të mos shpëlaheni.
Megjithatë kini parasysh që pastrimi me ujë është i domosdoshëm nëse notoni në vende me shumë bimë dhe duhet të bëni dush nëse notoni në pishina ose në vende me shumë njerëz.