Deçiq – Drita: Të shtunën biletat në shitje për sfidën e kthimit

Deçiq – Drita: Të shtunën biletat në shitje për sfidën e kthimit

Skuadra shqiptare nga Tuzi, Deçiq ka bërë të ditur se gjatë të shtunës do t’i plasoj në shitje biletat për ndeshjen e kthimit kundër Dritës, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Nesër në qendrën e Tuzit, do të dalin edhe në shitje biletat për këtë ndeshje, ku varjojnë nga 5, 8 dhe 10 euro.

“Biletat do të shiten në qendër të Tuzit në shtandin që kemi vendosur dhe ata prej orës 08:00 – 12:00 dhe prej orës 17:00 – 21:00”, thuhet në njoftimin e Deçiqit.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me rezultatin 2:1 për nënkampionin e Kosovës, kurse ndeshja e dytë do të zhvillohet më 15 korrik në Podgoricë.

Shpërndaje në: