Madje edhe presidenti i UEFA-s e ka pranuar se formati i Euro 2020 është i padrejtë

Madje edhe presidenti i UEFA-s e ka pranuar se formati i Euro 2020 është i padrejtë

Euro 2020 ka kërkuar shumë gjimnastikë mentale nga fansat e vetë këtë verë.

Për ta festuar 60-vjetorin e Kampionateve Evropiane, UEFA mori vendimin e çuditshëm më 2012 që kompeticioni të mbahej në disa vende të kontinentit dhe jo vetëm në një, transmeton Periskopi.

Ishte një prishje e traditës që kishte shumë kundërshtarë atë botë, por tash edhe më shumë pas pandemisë Covid-19, e cila e ka bërë edhe më të vështirë për fansat që të ndërrojnë shtete.

Mirëpo, ndoshta aspekti më kontravers i sistemit të UEFA-s, ka qenë që disa Kombëtare kanë pasur luksin që t’i luajnë ndeshjet e veta në shtëpi, transmeton Periskopi.

Nuk do mend se i ka dhënë infuzion suksesit të Anglisë, pasi të dy gjysmëfinalet i luajti në ‘Wembley’.

Jo vetëm kjo, por gjysmëfinalistët e tjerë të kompeticionit, Italia, Spanja dhe Danimarka kanë pasur benefitin që t’i luajnë të gjitha ndeshjet e grupeve në shtëpi.

Me faktin se sistemi aktual është i padrejtë është pajtuar edhe vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

”Nuk do ta përkrah më këtë sistem,” ka thënë Ceferin për ‘BBC Sport’.

”Në një mënyrë, nuk është e drejtë që disa Kombëtare duhet të udhëtojnë më shumë se 10 mijë kilometra, derisa të tjerat kanë udhëtuar vetëm 1 mijë kilometra.

”Nuk është e drejtë për fansat, të cilët u desh të ishin në Romë një ditë dhe pak ditë më vonë, në Baku, që është një fluturim katër orë e gjysmë.

”U desh të udhëtonim shumë, në vende me juridiksione të ndryshme, politika të ndryshme, vende në BE dhe jashtë BE-së, kështu që nuk ishte e lehtë.

”Ishte një format që u vendos para se unë ta kisha këtë post dhe e respektoj. Është një ide interesante, por e vështirë të implementohet dhe nuk mendoj se do ta bëjmë përsëri.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: